Bota

Administrata talebane pretendon se EBA-ja ka kufizuar aktivitetet e ish-presidentit Ghani

Zv.zëdhënësi i qeverisë së përkohshme të talebanëve tha se aktivitetet politike të Ghani-t, ish-këshilltarit të sigurisë Hamdullah Muhib dhe ish-guvernatorit të provincës Balkh Ata Muhammed Nur janë kufizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)

Sayed Khodaiberdi Sadat   | 29.11.2021
Administrata talebane pretendon se EBA-ja ka kufizuar aktivitetet e ish-presidentit Ghani

Kabul

Administrata talebane në Afganistan pretendoi se ishin vendosur kufizime ndaj aktiviteteve politike të ish-presidentit Ashraf Ghani dhe disa zyrtarëve shtetërorë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, zv.zëdhënësi i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Ahmadullah Vasik, tha se aktivitetet politike të Ghani-t, ish-këshilltarit të sigurisë Hamdullah Muhib dhe ish-guvernatorit të provincës Balkh Ata Muhammed Nur janë kufizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë ende nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me këtë çështje.

Pasi kryeqyteti Kabul më 15 gusht u mor nga talebanët, ish-presidenti, Ashraf Ghani dhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisë u larguan në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Administrata talebane, e cila shpalli sërish amnisti, bëri thirrje që opozita dhe ish-punonjësit e qeverisë që u larguan nga vendi të kthehen në vendet e tyre.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishin disa probleme me talebanët në të kaluarën, filluan të krijojnë sërish marrëdhënie me ardhjen në pushtet të talebanëve.

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllën ambasadën e tyre në Kabul pasi talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht dhe së fundmi e rihapën atë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın