Bota

Administrata e SHBA-së mbështet planin e Türkiye-s për modernizimin e avionëve F-16

Aftësia e fortë mbrojtëse turke kontribuon në një mbrojtje të fortë të NATO-s, tha ndihmëssekretarja e Pentagonit

Kasım İleri   | 29.06.2022
Administrata e SHBA-së mbështet planin e Türkiye-s për modernizimin e avionëve F-16

Washington

Ndihmëssekretarja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, përgjegjëse për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, Celeste Wallander, tha se administrata e SHBA-së mbështet planin e Türkiye-s për modernizimin e avionëve F-16, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bashkë me koordinatorin për komunikimet strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, Wallender bëri dekalarata për një grup gazetarësh.

Wallender vlerësoi kërkesën e Türkiye-s për të blerë dhe për të modernizuar avionët aktualë F-16 dhe deklaroi se "SHBA-ja mbështet plotësisht planet e Türkiye-s për modernizimin e flotës F-16".

Duke theksuar se siguria e Türkiye-s do të thotë siguria e NATO-s, Wallender tha: "Këto plane aktualisht po përpunohen dhe duhet të punohet mbi to për procesin e marrëveshjes, por SHBA-ja mbështet planet e Türkiye-s për modernizimin e flotës së avionëve të saj luftarakë, sepse kjo kontribuon për sigurinë e NATO-s. Aftësia e fortë mbrojtëse turke kontribuon në një mbrojtje të fortë të NATO-s".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın